Globex | Rreth nesh

Rreth nesh

Globex Sh.p.k

Globex Sh.p.k., eshte nje kompani Gjermano – Shqiptare e themeluar në shkurt të vitit 1999, është tashme prej me shume se 19 vitesh një ndër kompanitë lider në tregun shqiptar, në tregtimin e produkteve ushqimore, te nevojshme per mireqenien e perditshme, kryesisht bulmetit dhe një game të gjerë shpendësh, mishi e nënproduktesh të tij, produkte të ngrira, etj. Nen moton “Sfida jonë: pasioni i shijes” ne ekzistojmë duke kombinuar së bashku qëllimin dhe pasionin. Forca jonë janë partnerët e besueshëm dhe klientët me një shtrirje të gjerë në të gjithë Shqipërinë.

Përkushtim

Përkushtimi ynë me profesionalizëm, integritet dhe ndershmëri ka rezultuar së pari në zgjerimin e rrjetit të partnerëve tanë në shtete të ndryshme, jo vetëm brenda territorit evropian, por edhe në kontinente të tjera. Së dyti, në mbulimin e një numri gjithnjë e në rritje klientësh, nga veriu në jug e nga lindja në perendim në mbarë territorin shqiptar.

Ekskluzivitet

Falë ekskluzivitetit me mjaft kompani prestigjoze evropiane kemi arritur të përmbushim kërkesat e konsumatorëve me shumicë e pakicë, pasi jo vetëm shija tradicionale e produkteve qe ne ofrojme, por edhe paketimi i shumëllojshëm bëjnë që t’i përshtaten nevojave të tregut. Fryma e re që po risjellim në tregun shqiptar dhe inovacionet teknologjike na orientojnë drejt pozicionimit global në segmentin e vlerave te shtuara të ushqimit funksional e të shëndetshëm.

Partneret tane



Globex Sh.p.k. importon dhe shpërndan produkte nga furnitore prestigjozë, si:








Gjithashtu, bashkëpunimi ynë sa vjen e zgjerohet me furnitorë nga, Hollanda, Argjentina, Kina, Zelanda e Re, Kanada etj.