Globex | Home

Për ata që bëjnë kujdes në energjitë që marrin pa u privuar nga shija.

Zgjidhni produktet Elviart per familjen dhe bisnesin tuaj.

I gjeni ne cdo pike shitje dhe supermarket.

 

E shërbyer në këtë mënyrë kjo pajtë nuk do t’ju ngjasojë me asnjë recetë tjetër me bazë pule. Tava kërkon rreth 30 minuta kohë për t’u përgatitur por mund ta hani edhe pa e kaluar tavën në furrë. Në këtë rast, hidheni djathin Mozzarella dhe djathin e grirë 2 minuta më pare se të hiqni tiganin nga zjarri.

Përbërësit për 4 persona:
500 g fileto pule; 300 g salcë domatesh - kokerr; 150 g djathë Mozzarella; 1 qepë e vogël; pak miell; gjethe borziloku; kripë e piper sipas nevojës; vaj ulliri, 1 garuzhdë ujë të valuar; një grusht djathë Parmigiano i grirë ose djathë tjetër me cilësi

Përgatitja:
1.Në fillim, përgatitim salcën: në një tenxhere të vogël me 2-3 lugë vaj ulliri, skuqim qepën të grirë hollë, për pak minuta, derisa të bëhet transparente. Shtojmë salcën, i hedhim pak kripë dhe një garuzhdë ujë të valuar. I vëmë kapakun dhe e lëmë të ziejë në flakë të ulët për 20 minuta, duke e përzier herë pas here.
2.Ndërkohë, përgatitim mishin: gjoksin e pulës e presim në rripa me trashësi 1 cm dhe gjatësi rreth 5 cm. I lyejmë me miell, i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri, në flakë të lartë, për 3-4 minuta, duke i përzier vazhdimisht me lugë druri që të mos digjen. Kur të kenë marrë ngjyrë të artë, i spërkasim me pak kripë, u shtojmë sipër salcën, i lëmë në zjarr edhe për 2 minuta dhe më pas e heqim tiganin nga zjarri.
3.Shtojmë djathin Mozzarella të prerë në kubikë, gjethe borziloku të copëtuara me dorë, pak piper dhe i përziejmë me lugë druri.
4.Hedhim mishin në një tavë të lyer me pak vaj ulliri, shpërndajmë sipër djathin e grirë dhe e pjekim me funksionin grilë për 8-10 minuta në furrën e ngrohur më parë në temperaturën 240° C derisa të krijojë kore në sipërfaqe.
E shërbejmë menjëherë.

Produktet nga GLOBEX.

Ky është një ndër rastet e pakta kur nuk keni pse të ndiheni në faj pse po hani një picë. Ndër të tjera, nuk do lodheni as për ta përgatitur!

 

Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj

Koha e përgatitjes - 15 minuta
Koha e pjekjes - 20 minuta

Përbërësit për 1 picë: 
180 g miell, tipi 00 Mulliri i Arte • 100 ml qumësht, afërsisht • 1 lugë e vogël sodë për torta të kripura ose për torta të ëmbla pa vanilje • pak kripë • 2 lugë gjelle vaj ulliri

Përbërësit për mbushjen:
Speca me ngjyra të ndryshme, domate qershiza, djathë për pica, etj.

Përgatitja: ndezim furrën në temp. 200° C.
1Në një tas, hedhim miellin dhe sodën me sitë, kripë, vajin dhe shtojmë qumështin pjesë-pjesë, derisa të kemi një brume homogjen. E punojmë brumin në tavolinë me pak miell derisa të bëhet elastik (mjaftojnë
3-4 minuta).
2Hapim brumin direkt në letër furre me petës e pak miell dhe e transferojmë në tavën e furrës me letër, ashtu siç është. Sipas dëshirës, vëmë sipër brumit djathë, perime, sallam, proshuta,rukola etj. E pjekim për 15-20 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë sipër dhe poshtë.

Produktet nga GLOBEX